laritet ka krijuar fjala e një delegateje të PD nga Gjirokastra. Enkelejda Muçi ka thënë se deri në vdekje do të mbetet PD-iste dhe se është mbesa e Çerçiz Topullit.
“Ndjehem vërtetë e vlerësuar, edhe e lumtur. Dua të ndjehem kështu në të gjithë vitet e mia që më kanë mbetur. Mbetem PD-iste deri në vdekje. Nuk do ju hiqem qafë. Jam mbesa e Bajo dhe e Çerçiz Topullit. Përshëndes znj. Kokalari sepse tregoi sot se gjirokastritët janë demokratë.
Nëse PD nuk më mbështet që të kandidoj në Gjirokastër, unë do të kandidoj e pavarur (qesh). Do ia marr karrigen kryetarit, ia kam thënë. Unë dua që Gjirokastrën ta shoh ndryshe.
Mos më ndërprisni, se skeni ndërprerë asnjë deri tani. E gjithë plateja po kënaqet me ato çfarë po them. Unë jam trampiste. Unë kam thënë që zgjedhjet në Amerikë ishin të panipuluara”, tha ajo.