VIDEO/Safet Gjici hedh poshtë ndihmën e Kosovës: Kur erdhi FSK-ja, ne e kishim fikur zjarrin

Mbi 30 forca zjarrfikëse të Kosovës erdhën mbrëmjen e djeshme për të na ndihmuar për të shuar zjarret e mëdha që prej ditësh kanë kapluar vendin tonë, veçanërisht mbi tunelin e Kalimashit.

Por për kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici zjarri ishte shuar përpara ndërhyrjes së FSK-së.

Sipas tij, kur erdhën forcat e Kosovës, zjarri ishte shuar nga zjarrfikësit e Kukësit.

Deklarata e Safet Gjicit: Nuk ka më rrezikshmëri. Që nga ora 2 e ditës së djeshme deri në orët e para të mëngjesit, zjarrfikëset e Shqipërisë, Kukësit, ambulancën e aeroportit, zjarrfikëset e aeroportit, 4 zjarrfikëse po bënin një operacion, kanë ndërhyrë, dhe shuan zjarrin. Asnjë sekondë nuk u ndërpre Rruga e Kombit falë zjarrfikëseve. Zjarri erdhi shumë shpejt prej erërave të forta, deri mbi tunel, natyrisht që pra të ndalonim dhe izolonim zjarrin nga ora 11 e natës dhe pastaj të shuanim dhe sot që po flasim nuk ka më, thjesht janë disa trungje që nxjerrin tym. Patjetër, erdhën në ndihmë vëllezërit tanë të Kosovës, por kur erdhën ishte neutralizuar zjarri. I falënderojmë shumë për ndihmën. Ka nisur një farë operacioni, por forcat tokësore në malin e Rrunës, vatra të tjera që forcat tokësore as tonat as të Kosovës nuk kanë si të ndërhyjnë. Falë helikopterit po bëhet fikja. Domethënë vetëm ndërhyrja nga ajri në këto 3 vatra bën punë, nga toka është e pamundur. Ato janë aty po. Dua të falënderoj FSK dhe zjarrfikëset e Kosovës, por nuk ndërhyjnë dot. Terren shumë i thyer, vetëm helikopteri i shuan, ai po punon në Malin e Rrunës dhe dy vatrat e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.