Një motorist është rrahur brutalisht nga një oficer policie pasi tentoi të kalojë pa paguar taksën e rrugës.
E gjithë skena u regjistrua nga kamerat e sigurisë në autostradë. Ngjarja e cila ndodhi rreth orës 13: të pasdites ka shokuar të gjithë teksa oficeri i policisë e zbriti nga motori dhe e hodhi për tokë dhe vazhdoi duke rrahur brutalisht motoristin.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në Argjentinë dhe motoristi, i identifikuar si Francisco Pedro Ferrer, u akuzua për “rezistencë ndaj autoriteteve dhe dëmtime”.
