Pas largimeve nga radhët e LSI-së drejt Partisë Socialiste tani kanë filluar të ikin edhe nga Partia Demokratike.
Kështu djali i xhaxhait të kryedemokratit Lulzim Basha, Altin Basha, ka vendosur të anëtarësohet në Partinë Socialiste, duke u pajisur edhe me kartë anëtarësimi.
Altin Basha i përket njësisë bashkiake numër 8, e njohur më parë edhe si lagjia e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ai është pajisur me një kartë anëtarësimi pranë Partisë Socialiste të cilën ia ka dhënë deputeti Ervin Bushati.
Kjo njësi është identifikuar si një bastion i Partisë Demokratike deri në zgjedhjet lokale të 2015, ku Erion Veliaj, kryebashkiaku aktual i Tiranës, fitoi në zonën e Bashës përballë Halim Kosovës, me një diferencë prek 300 votash.