Ky është momenti rrëqethës kur një burrë vret ish-bashkëshortin e partneres aktuale. Debati nisi për kujdestarinë e fëmijëve thonë mediat e huaja.
Në videon e publikuar, shihet se si Kyle Carut hap zjarr ndaj Char Reed. Fillimisht ata shihen duke debatuar e më pas sherri degradon deri në përdorimin e armës.
Përplasja në Teksas çoi te shtënat gjatë 5 nëntorit, ku gjithçka ndodhi rreth kujdestarisë së fëmijëve të Chad Reed dhe ish-bashkëshortes së tij Christine Reed.
Përmes avokatit të saj, e veja e Chad Reed, Jennifer Reed, ka publikuar videon që tregon momentin kur mbi burrin e saj 54-vjeç shtihet me armë nga Carut, përkatësisht i dashuri i ri i Christine Reed.