Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po shijon ditët e fundit të verës gjatë qëndrimit në Jalë, përpara nisjes së aksionit opozitar në shtator. Ndërkohë që SPAK ka nisur hetimet ndaj tij.
Ish-Presidenti ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram, një video ku shfaqet duke kërcyer valle popullore, ndryshe nga sa është shfaqur tejet i revoltuar pasditen e së mërkurës.
Në krah të postimit, Meta shkruan se kjo rini e përfshin në vrullin e saj dhe se është e pamundur të mos i ndjekësh.
Postimi i Ilir Metës:
Kjo rini të përfshin në vrullin e saj. E pamundur të mos i ndjekesh në rrugën e tyre.
Një moment i tillë relaksi vjen pas një dite me zhvillime të shumta, ku SPAK ka nisur hetimet ndaj Ilir Metës pas padisë së bërë nga ish-deputeti Halit Valteri.
Ish-kreu i shtetit e ka konsideruar sulm politik duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kontrollon institucionet e drejtësisë në interesin e tij.
