Hetimet e SPAK për Ilir Metën/ Sali Berisha e merr në mbrojtje: Regjim mafioz! I them vasalit të Aleksandër Vuçiç-it se je i pashpresë dhe…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me hetimet e nisura nga SPAK për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha e konsideron këtë si një akt të shëmtuar të regjimit mafioz të Ramës.

Teksa e quan Ramën, vasal të Vuçiç, Berisha thekson se ai është i pashpresë dhe se nuk ka “manipulim, shpifje apo falsifikim as dhe ligj i votuar nga mazhoranca kallpe që do të shpëtojë ty nga ndëshkimi i rëndë popullor”.

Të gjitha këto sulme thotë Berisha, ai i bën pasi është tmerriar nga fati që e pret për vjedhjet që u ka bërë shqiptarëve.

“Duke dënuar me forcën më të madhe këto akte të shëmtuara të regjimit mafioz të Edi Ramës, të bazuar në dhunimin e votës së qytetarëve, vjedhjen e papermbajtur te pasurive dhe fondeve publike, drogën  dhe krimin, i them vasalit të Aleksander Vuçiç-it se je i pashpresë dhe se, nuk ka manipulim, shpifje apo falsifikim as dhe ligj i votuar nga mazhoranca kallpe që do të shpëtojë ty nga ndëshkimi i rëndë popullor”, shkruan kreu i PD, Sali Berisha.

Reagimi i Berishes:

Edi Rama, je i pashpresë!

Këto javët e fundit, i tmerruar nga fati i afërt që e pret për vjedhjet e mëdha që u ka bërë shqiptarëve, gjykimi dhe ndëshkimi popullor për vjedhjet e mëdha me aferat e djegësve, portit të Durrësit, Butrinit me prokurimet sekrete, PPP, bordet e çmimeve stratosferike dhe aferat e tjera që mbajnë firmën e tij, Edi Rama ka shkrirë në një të vetëm Shërbimin Informativ, Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, SPAK-un e partisë dhe i ka shndërruar në aneks të zyrës së tij.

Me qëllimin e vetëm fabrikimin, falsifikimin, manipulimin e paskrupullt të pseudo-fakteve, pseudo-dokumenteve për kundërshtarët politikë, në rastin konkret kundër kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Duke dënuar me forcën më të madhe këto akte të shëmtuara të regjimit mafioz të Edi Ramës, të bazuar në dhunimin e votës së qytetarëve, vjedhjen e papermbajtur te pasurive dhe fondeve publike, drogën  dhe krimin, i them vasalit të Aleksander Vuçiç-it se je i pashpresë dhe se, nuk ka manipulim, shpifje apo falsifikim as dhe ligj i votuar nga mazhoranca kallpe që do të shpëtojë ty nga ndëshkimi i rëndë popullor.

Ti dhe shteti yt mafioz njëpartiak do të keni fundin e merituar! sb

Vinkmag ad

Read Previous

Meta tërbohet me Krajën, i nxjerr dosjen si hetues në kohën e komunizmit

Read Next

VIDEO/SPAK e merr nën hetim, Ilir Meta ‘humb mendjen’ duke ia marrë valles në Jalë: Po shkoj pas…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular