Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Angli, ku një vajzë ka rrahur brutalisht një djalë pasi ky i fundit e ka sulmuar.
Në një video që është publikuar në rrjetet sociale, shihet se një djalë, ka nisur që të sulmojë vajzën, por që më pas është penduar shpejt për veprimin që ka bërë.
Boy Bullies Girl Not Knowing She’s Been Training #MMA For 6 Years#ufc pic.twitter.com/lggVK286Pg
— Fight Haven (@FightHaven) September 18, 2021
Shihet se ajo i është kthyer keq, duke e shtrirë në tokë dhe duke e goditur. Vajza pasi e ka rrahur ka ikur, ndërkohë që një vajzë tjetër i është vënë nga mbrapa, por që nuk ia ka dalë ta kap.
Mësohet se vajza që e goditi që prej 6 vitesh praktikon artet e përziera parciale.
I gjithë sulmi ka ndodhur në ambientet e një shkolle, ndërkohë studentët e tjerë nuk kanë bërë përpjekje për të ndërhyrë, por thjesht kanë bërë video.
Ndërkohë mësohet djali që është dhunuar nga vajza keqtrajtonte bashkëmoshatarët që të dukej i fortë.