Të premten, Jitender Gogi, një gangster famëkeq, i cili ishte burgosur që nga viti 2020, u soll në një seancë dëgjimore në veri të Delhi-t, në Indi. Me mbërritjen e tij, persona të armatosur nga një bandë rivale, banda Tillu, hynë në sallën e gjyqit të veshur si avokatë dhe hapën zjarr ndaj Gogit. Bosi i mafias u shpall i vdekur në spital. Personeli i forcave speciale që kishin shoqëruar Gogin qëlluan mbrapsht mbi dy personat e armatosur, duke i vrarë ata në vend sipas medias vendase RT.
“Dy persona nga banda rivale hapën zjarr ndaj Jitender Gogit brenda gjykatës. Atëherë policia u kundërpërgjigj dhe i vrau të dy“, tha Komisioneri i Policisë në Delhi, Rakesh Asthana duke konfirmuar se një person i tretë kishte vdekur gjithashtu në shkëmbimin e zjarrit. Raportet fillestare thanë se katër persona ishin vrarë ndërkohë që gjashtë të tjerë, përfshirë një avokate femër, u plagosën. Të shtënat me armë mund të dëgjohen nga salla e gjyqit dhe një oficer qëndron te dera duke drejtuar armën në dhomë. Mediat thonë se banda e Gogit dhe banda Tillu kishin qenë në luftë për vite me radhë dhe se grindja e tyre kishte rezultuar në vdekjen e të paktën 25 personave.