VIDEO/Yuri Kim i dërgon një mesazh të fortë Sali Berishës: S’do mundesh dot të…

Në fjalën e saj pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, ambasadorja Yuri Kim i ka dërguar një mesazh të fortë edhe liderit historik të Partisë Demokratike Sali Berishës, pas përjashtimit të këtij të fundit nga selia blu.

Sipas Yuri Kim, ata që mundohen ta nxjerrin Shqipërinë kundër Shteteve të Bashkuara e kanë shumë gabim dhe shqiptarët sipas saj, e dinë shumë mirë që kjo tentativë është e gabuar.

Kim vuri në dukje gjithashtu se Uashingtoni është tepër serioz në luftën ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë e kujtdo partie qoftë ajo duke iu referuar edhe rastit të Sali Berishës.

Yuri Kim: Shpresojmë që të punojmë me PD-në kur të vijë në pushtet përsëri. Demokracia varet tek një parti opozitare e fortë. Gjithashtu, e kuptojmë shumë mirë që PD-ja ndodhet në një situatë të vështirë por shpresojmë që të dalë nga kjo situatë dhe të vijë sërish në pushtet. Dëshiroj të konfirmoj se Uashingtoni është tepër serioz në luftën ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë e kujtdo partie qoftë ajo. Sa i përket sulmit mbi sovranitetit, është e gabuar dhe ofenduese. Kur Shqipëria ishte gati të zhdukej, presidenti Uilson ishte ai që kërkoi që Shqipëria të ishte e pavarur. Atyre që synojnë të vendosin SHBA-të kundër Shqipërisë e kanë gabim, shqiptarët e dinë që e keni gabim. Pozita sa i përket sovranitetit të Shqipërisë nuk ka për të ndryshuar dhe pozita ndaj Partisë Demokratike nuk ka për të ndryshuar. Na vjen mirë që PD-ja është kthyer në Kuvend. Duhet punuar për të korrigjuar të gjitha mangësitë në zgjedhjet e fundit. Nuk mund të shkohet përpara nëse shikohet ende në të shkuarën. Do të punojmë me PD-në që të ecim përpara, kështu që le të ecim përpara.

Vinkmag ad

Read Previous

(VIDEO) Përjashtimi i Berishës/Yuri Kim flet pas takimit me Lulzim Bashën: Do punojmë me PD-në që të vijë në pushtet

Read Next

VIDEO/Të veshur si avokatë, gangsterët qëllojnë me armë bosin e mafias në sallën e gjyqit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular