(VIDEO) U kap duke “përgjuar” Berishën/Reagon Jul Deda: Para se Doktori të nxirrte celularin, unë isha….

Aktori i humorit, Julian Deda i cili është njëherësh edhe pjesë e Partisë Demokratike ka bërë një postim në rrjetet sociale, një ditë pasi bëri xhiron e mediave pasi u kap duke ‘përgjuar’ celularin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai shkruan në Facebook, se nuk ka qenë pjesë e mbledhjes së Këshillit të Partisë Demokratike sot pasi ai që e thirri, kryedemokrati Lulzim Basha, është thjesht një deputet për të.

Fotoja që po shikoni, shton Deda me humor, është shkrepur para se Berisha të nxirrte celularin nga xhepi.

“Dje isha në Kuvend, sepse më thirrën pesë mijë demokratë. Sot nuk shkova në mbledhjen e Këshillit, sepse ai që na thirri është thjesht një deputet dhe sipas statutit, një deputet i vetëm, maksimumi thërret ndonjë shok për kafe…! P.s. Kjo foto u shkrep, para se Doktori të nxirrte celularin nga xhepi…!”- shkruan Deda krah postimit.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/A e patë këtë perlë në Kuvendin e Berishës: Jam mbesa e Bajo dhe e Çerçiz Topullit dhe nuk tërhiqem nga…

Read Next

Vjehrra e Floriana Garos nuk ndalet në sulmin ndaj Sali Berishës: Mund t’i mashtrosh njerëzit disa herë por jo të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular