Arjan Sala, i cili u shndërruar në hero duke sakrifikuar jetën e tij për të shpëtuar atë të personave që ndodheshin brenda magazinës, e cila u përfshi nga flakët pak ditë më parë, ai është përcjellë për në banesën e fundit.
Ashtu siç duket edhe në video, shihet vargu i makinave që ecën qetësisht për të dërguar Salën për në banesën e fundit.
Zjarri në magazinë nisi pasditen e së mërkurës rreth orës 15:00 tek Casa Italia.
Sipas dëshmitarëve, Sala arriti të shpëtojë rreth 20 punonjës të tjerë, por vetë nuk ia doli dot. Ai u nxor i pajetë gjatë orëve të natës së mbrëmshme. Ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në magazinë, por paraprakisht raportohet se një defekt elektrik mund të ketë bërë të mundur aktivizimin e flakëve.
Megjithatë, do të jetë grupi hetimor, që do të hedhë dritë mbi gjithë dinamikën e ngjarjeve tek godina në hyrje të Tiranës.
Ndërkaq, po ditën e sotme zëvendësministri i Mbrojtjes bëri të ditur nisjen e procesit për shpalljen “Dëshmor të Atdheut” të Arjanit që sakrifikoi jetën e tij për të tjerët.