VIDEO/Analisti i njohur: Rama, Basha dhe Meta janë takuar fshehurazi. Ja vendi ku dyshohet se janë mbledhur

Në një kohë kur ditën e djeshme nisi zyrtarisht fushata elektorale dhe kur vendi gjendet një muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kanë filuar të qarkullojnë zëra se aktorët kryesorë politikë takohen fshehurazi.  

Duke iu referuar kryeministrit Rama, kryeopozitarit Lulzim Basha, dhe presidentit Ilir Meta, analisti Arian Curri ka theksuar se fundjavën e kaluar janë takuar të tre së bashku. Këtë konstatim Curri e ka bërë sipas burimeve që i kanë thënë atij nga shoqëruesit respektivë të Ramës, Metës, dhe Bashës.

Sipas Currit, të tre politikanët e lartë në vend të dielën e kaluar janë parë të largohen në të njëjtën orë pa shoqëruesit e tyre. Duke iu referuar këtij fakti, Curri aludon se ata janë takuar fshehurazi, jashtë kryeqytetit.  

Këtë deklaratë Curri e bëri në emisionin Zonë e Ndaluar, ku nga ana tjetër këtë lajm e ka hedhur poshtë analisti Artur Zheji sipas të cilit mund të jetë vetëm një tymnajë që e shpërndan kryeministri Rama.

Vinkmag ad

Read Previous

Zgjedhjet e 25 prillit/Zgjatet afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit

Read Next

VIDEO-U sakrifikua për të shpëtuar punonjësit e tjerë/Përcillet për në banesën e fundit, heroi Arjan Sala

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular