VIDEO-Vrasja e Pjerin Xhuvanit/Shikoni momentin e tmerrit në Elbasan, krisma armësh dhe njerëz që largohen me vrap

Kjo video është regjistruar momentin kur është qëlluar për vdekje 56-vjeçari Pjerin Xhuvani, mbështetës i Partisë Socialiste. Dëgjohen lehtë krismat e armës, ndërsa shihen njerëz që vrapojnë dhe një efektiv i policisë, i veshur civil që del nga makina dhe largohet.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “5 Maji”, në Elbasan. Në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Papleka i cili pasi qëlloi në Elbasan grabiti një automjet dhe udhëtoi drejt Tiranës, për t’u vetëdorëzuar në repartin RENEA. Komandati i këtij reparti e dorëzoi atë në drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Papleka ka deklaruar përpara grupit hetimor se e kreu krimin për vetëmbrojtje. Ai është shprehur se kishte shkuar në zonë pasi kishte marrë raportime se disa persona po ndani para në këmbim të votave dhe në tentativë për t’i ndaluar është “ndezur” përplasja.

11 persona janë ndaluar dhe arrestuar lidhur me përplasjen e armatosur në Elbasan.

Vinkmag ad

Read Previous

Demiraj: Të dielën shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e Ndryshimit

Read Next

Ilir Meta i lëshohet ambasadores Yuri Kim: Boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular