Ilir Meta i lëshohet ambasadores Yuri Kim: Boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë

Presidenti Meta ka dhënë një reagim të menjëhershëm pasi Ambasadorja Amerikane mbajti një qëndrim të ashpër lidhur me deklarat e tij për “rrëmbimin e sfurqeve”.

“Meqe me dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtet me Edi Ramen. Meqe jam transparent po ju them edhe nje fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës. E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll nderhyre ne punet e brendshme te Shqiperise ne kete menyre te njeanshme”, tha Meta në një studio televizive.

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, përmes një twitteri u shpreh: “Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të rrëmbejnë “sfurqet” në 25 prill, apo nëse ata nuk pëlqejnë rezultatin e zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënime. Ata që nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjësi për pasojat e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Mjaft”

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO-Vrasja e Pjerin Xhuvanit/Shikoni momentin e tmerrit në Elbasan, krisma armësh dhe njerëz që largohen me vrap

Read Next

Plas keq/Yuri Kim i kthehet Ilir Metës, i çon mesazh në mes të emisionit: Do të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular