Moderatori dhe gazetari Ylli Rakipi është përplasur me gazetarin Ilir Babaramo në emisionin e tij të ‘Paekspozuarit’. Teksa Babaramo po fliste për interesin amerikan në Shqipëri dhe interesat e shqiptarëve ndaj Amerikës, Rakipi i kundërvihet duke i thënë që SHBA nuk janë vendi që trumbetohen dhe mjafton të shohësh rastin e Afganistanit: Ore ti qenke out fare, çfarë thua kështu?!
Sipas tij, SHBA kishte prodhuar atje qeverinë më të korruptuar dhe sot vendi është në një gjendje të mjeruar. Për rrjedhojë, sipas Rakipit as në Shqipëri Amerika nuk ka sjellë atë produkt demokracia që ka propaganduar gjithmonë dhe se po dikton të gjitha politikat.