Ambasadorja amerikane ka zbarkuar sonte në mesnatë në qendrën e numërimit në shkollën ‘Vasil Shanto’. Ajo ka vizituar këtë qendër numërimi së bashku me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Në komunikimin e tyre me numëruesit e opozitës, ajo u ka kërkuar atyre që të heqin bluzat me numrin 9 dhe më pas të fillojnë numërimin.
Yuri Kim: Duhet të ndërroni bluzat. Ju që keni veshur bluzat me nr 9, ju të Partisë Demokratike duhet të ndërroni bluzat. Nuk lejohet. Ose të paktën t’i vishni mbrapsht. Ndërrojini tani në moment. Kush është këtu nga PD? Po nga PS? Po nga LSI? Kur nisni? Shpejt? Ok, do të jem edhe unë me ju.
Ilirjan Celibashi: Duhet t’i ndërroni në moment bluzat, është e drejtë. Dhe të nisni punën.
Gazetarja-numëruesve: A do t’i ndërroni bluzat?
Numëruesit: Prit njëherë se po trajnohemi. Do të ndërrojmë bluzat dhe pushtetin. Kemi votuar për ndryshimin.
