(VIDEO)“Dëgjo këtu o kastravec! Je zero”/ Sherr në emision mes Frrok Çupit dhe Hoxhës, s’lënë gjë pa thënë njëri-tjetrit

Gazetari Frrok Çupi i ftuar në emisionin ‘Spotlight’ u përplas keq me demokratin Indrit Hoxha teksa po diskutonin për lëvizjet e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Lexoni më poshtë edhe debatin mes tyre:

Çupi: Dëgjo këtu se ato 3 që thashë unë, e kam bërë unë bashkë me ata njerëz, kam bërë revolucionin e tij. Ti je një zero në këtë pikë. E Dyta unë tregova të vërtetën. E treta…

Hoxha: Ti ke bërë revolucion unë kam fatin që s’kam pasur moshën që të marr pjesë në revolucionin që ke bërë ti.

Çupi: Dëgjo mo dëgjo, ai ministri diktaturës dhe censuruesi i madh komunist ja tek e ke Berisha ai që ti i shkon mbrapa nëpër ‘Foltore’

Hoxha: Ti e ke zgjedh i pari kryetar i Partisë Demokratike:

Çupi: E treta…

Hoxha: Ti ke thënë për Edi Ramën që është kështu e është ashtu dhe më pas e ke lavdëruar

Çupi: Dëgjo ore dëgjo..

Hoxha: Po le tani mos e kalo personale zoti Çupi se kur familja ime internohej e burgosej ju ishit i privilegjuari i pushtetit, po lere tashti kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri.

Çupi: Dua ta shpjegoj edhe për publikun. Do dëgjosh apo s’do dëgjosh ti? Do dëgjosh apo jo o kastravec!

Vinkmag ad

Read Previous

10 dilemat e 11 dhjetorit

Read Next

“Ja numri i zyrtarëve të korruptuar”/Blinken lëshon ‘bombën’: Sanksione të ashpra për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular