Ishte vrasje apo vetëvrasje aksidentale e 21 vjeçarit që ekzekutoi policin? Ish-deputeti i Berishës: Ja ku dyshoj unë

Ish-deputeti Asllan Dogjani, njohës i kriminalistikës u shpreh se fotoja e trupit të autorit Aldi Rama dhe pozicioni si është qëlluar lënë vend për të dyshuar nëse është vrarë apo vetëvrarë.

Ne mund të bëjmë një gjykim sipërfaqësor, duke parë një foto, të paktën si ekspert që jam, kam dhënë edhe një lëndë kriminalistikën, duhet të kesh disa të dhëna më shumë. Drejtimi i qitjes nga e majta në të djathtë, tregon që ose ai ka qenë “sallaks” ose në të kundërt nuk kemi të bëjmë me vetëvrasje. Nuk mundet të qëllosh në krahun e majtë nëse nuk je “sallaks” dhe nuk mund të kthesh me të djathtën. Ka shumë elementë për të dhënë një konkluzion. Ajo që unë, vërejtja ishte që qitja ishte në vijë të drejtë, që do të thotë që është kryer me dorën e majtë. Sepse ta kryesh me dorën e djathtë nuk mund të bësh një qitje të drejtë, do të shkonte në një kënd tjetër” tha Dogjani për Abc News.

Ndërkaq sipas versionit zyrtar të policisë së shtetit thuhet se “Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes për vetëdorëzim, por është vetëplagosur në kokë me armën  tip TT, e cila u sekuestrua  në cilësinë e provës materiale” tha policia. Megjithatë në fund do të jenë ekspertët që do të sqarojnë gjithçka. Efektivi i policisë së shtetit Saimir Hoxha 44-vjeç, baba i dy fëmijëve u përcoll sot për në banesën e fundit.

Vinkmag ad

Read Previous

‘Kam kredinë të papaguar, më flakën në rrugë’/Gazetarja Anila Hoxha: Pas Saimir Hoxhës, ja si shteti i ‘vret’ me dorën e tij, oficerët e RENEA-s

Read Next

“O Sali, o flori. Berisha…Berisha… Rama ik, Basha ik” – Ish drejtorët koordinojnë Foltoren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular