“O Sali, o flori. Berisha…Berisha… Rama ik, Basha ik” Me britma është pritur ish kryeministri Sali Berisha në qytetin e Durrësit.
Dhejtra ish drejtorët të përgjithshëm të Aluizni, Tatimesh, Buqjësie, dhe Policie, janë mbledhur para pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Në thirrjet e tyre për Berishën janë dëgjuar edhe thirrje kundër kreu të PD-së Lulzim Basha, ku i kërkohet largimi së bashku me Edi Ramën.
Ndërkohë për të pritur Berishën, në Durrës nuk mungojnë as figura të rëndësishme të PD-së, emra si Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, apo Flamur Noka.Kujtojmë se ky do jetë takimi i katërt që ish-Kryeministri do të zhvillon me bazën e Partisë Demokratike, pas tre tubimeve të para që zhvilloi në Tiranë, Fier dhe Vlorë.
Berisha ka kundërshtuar vendimin e Bashës për largimin e tij nga grupi parlamentar, duke e konsideruar atë “thikë pas shpine”, ndërsa ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar