Vrasje mafioze në mes të Tiranës, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ‘bën qoka’ në Skrapar

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është përbetuar vazhdimisht se policia do t’i tregojë dhëmbët krimit, sidomos atij të rrugës dhe atij që vret në mes të kryeqytetit, por nga përbetimet e tij asgjë nuk ka ndryshuar deri më sot as pas ndryshimit të kreut të ri të Policisë së Shtetit, duke emëruar me bujë të mirënjohurin Gledis Nano.

Por përkundër këtij fakti, Çuçi nuk respekton as qëndrimin e tij zyrtar si ministër i Brendshëm teksa mbrëmjen e sotme u ekzekutuan dy persona me precedentë të mëparshëm penalë në zonën e Astirit në Tiranë.

Ministri Çuçi publikon në Facebookun e tij pamje nga ceremonia e nderimit me titullin qytetar nderi të mjekut Ajli Alushani, duke treguar se me çfarë e kishte mbushur ditën e sotme, ndërsa nuk ka reaguar mbi ngjarjen e mbrëmjes së sotme edhe pse policia dha versionin e saj zyrtar të ngjarjes.

“Sot në Skrapar në ceremoninë e vlerësimit me titullin “Qytetar Nderi” të mjekut të shquar Ajli Alushani, këtij personaliteti të madh të kësaj zone dhe mjekësisë shqiptare. Me një karrierë të spikatur për më shumë se gjysmë shekulli në zhvillimin e kardiokirurgjisë, por edhe kontribut të çmueshëm si Profesor, Ministër Shëndetësie e deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Mbi të gjitha doktor Alushani diti të qëndronte gjithnjë i përunjur me bisturi në dorë përpara kushedi sa e sa pacientëve që iu shërbeu me devotshmëri. Një intelektual si ai i bën nder vendlindjes së tij dhe mjekësisë shqiptare gjithashtu. Mirënjohje doktor! Paç jetën e gjatë dhe qofsh i gëzuar”, shkruan ministri i Brendshëm në Facebook-un e tij zyrtar.

Çuçi nuk është as ministër i Shëndetësisë dhe as ministër i Qokave për të publikuar ceremoni të tilla pa asnjë interes për qytetarët teksa 2 orë më parë 2 persona u vranë në një ekzekutim mafioz në mes të kryeqytetit.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Ja vendi ku u gjet mjeti që dyshohet se u përdor nga autorët e vrasjes së dyfishtë në Tiranë

Read Next

(VIDEO) ‘Tirana nën pushtetin e krimit’/Berisha: Bledi Çuçi bën gili-vili me Edi Ramën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular