(VIDEO) ‘Tirana nën pushtetin e krimit’/Berisha: Bledi Çuçi bën gili-vili me Edi Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ekzekutimin mafioz të ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet. Sipas Berishës, Tiranë dhe Shqipëria ka rënë nën pushtetin e krimit, ndërsa shton se ministri Bledi Çuçi bën gili-vili me Edi Ramën apo kreun e Meduzës siç Berisha e ka etiketuar tashmë prej kohësh kryeministrin Rama. Kjo tregon sipas Berishës se gjithçka ka dalë jashtë kontrollit duke qenë se Shqipëria sipas tij është shndërruar në një narkoshtet.

“Tirana dhe Shqiperia ne kthetrat e krimit.Ekzekutohen me bresheri kallashi ne mes te Tiranes dy te rinj.  Ministri i Familjes gili, vili, mili me Kreun e Meduzes! Gjithçka jashte kontrollit ne Narkoshtetin e pare dhe te vetem ne Europe!”, shkruan Berisha në rrjetin e social, Facebook.

Vinkmag ad

Read Previous

Vrasje mafioze në mes të Tiranës, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ‘bën qoka’ në Skrapar

Read Next

(FOTO) Dalin detajet/Ja çfarë fshehin targat e makinës ku u ekzekutuan dy të rinjtë në Tiranë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular