Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Vaun Dejes. Burime bëjnë me dije se Niko Hila, 55-vjeç, ka vrarë me kallashnikov ish-bashkjetuesen 40 vjeçare pas një sherri që kanë pasur, ndërsa ende nuk dihen motivet. Mësohet se viktima është Xhuliana Topalli 40 vjeçe. Ndërkaq i plagosur është edhe 55-vjeçari, Niko Hila i cili është dërguar në spital. Niko Hila ka tentuar që të vetëvritet, ndërsa ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe. Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.
