“Sot shfaqi hapur natyrën e tij të vërtetë të pështirë”, Bujar Leskaj paralajmëron “goditjen e fortë” që do të marrë kryeministri Rama: Shumë shpejt…

Deputetja e PD-së jep mesazhin e fortë: Ky ësh Deputeti i PD-së Bujar Leskaj thotë se kryeministri Rama nuk mund t’i japë leksione demokratëve. Në një reagim, pas deklaratave të kreut të qeverisë, i cili u jepte këshilla demokratëve, Leskaj shkruan se sata nuk kanë nevojë për sugjerimet e kryeministrit.

Deputeti gjithashtu ka paralajmëruar dhe fundin “tragjik” politik të kryeministrit Rama së shpejti.

POSTIMI I PLOTË

Sot, u bëmë dëshmitarë të një shfaqjeje provokative nga kryeministri, nga ai që pretendon se është jo vetëm lider i shqiptarëve, por edhe lider global!

Sot u bëmë dëshmitarë të një grotesku pa shije me “leksionet” e demokracisë, nga ai që ka mbi një dekadë që nuk ka demokraci në partinë e tij, që nuk bën, qoftë edhe formalisht zgjedhje, që i ka të gjithë të emëruar e jo të zgjedhur; që ka pasur dhe ka qeverinë më të korruptuar në historinë e tranzicionit shqiptar; që ka blerë ose grabitur zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Shqipëri, veçanërisht zgjedhjet e 25 prillit 2021, gjenerues i krizës shqiptare.

Sot jo vetëm demokratët, por të gjithë shqiptarët u provokuan nga ai që ka dëbuar mbi 500.000 shqiptarë në 9 vitet e qeverisjes së tij; nga ai që ka përdhosur shtetin e së drejtës në Shqipëri; nga ai që ka shkelur me të dyja këmbët liritë e të drejtat elementare demokratike të shqiptarëve; nga ai që e ka përparuar aq shumë vendin me qeverisjen e tij, sa 70% e rinisë shqiptare do të ikë nga sytë këmbët nga Parajsa e tij mbi tokë, nga Lideri Global që ka kokën në Stamboll e trupin në Beograd, ndërsa këmbët në fytin e Shqipërisë e Kosovës!

Sot kryetari i sektit Rama shfaqi hapur natyrën e tij të vërtetë të pështirë: cinizmin e urrejtjen patologjike për Partinë Demokratike e demokratët dhe përçarjen për të gjithë shqiptarët, duke mbjellë e helm në çdo fjalë “të mençur” që lëshoi!

Çdo njeri tjetër në vendin e tij do ta fshihte gëzimin, do ta frenonte edhe urrejtjen teksa shihte situatën në kampin kundërshtar politik.

Në demokraci opozita është pasqyra ku pozita duhet të shikojë veten e të korrigjohet.

Një kryeministër serioz nuk do të gëzohej për gjendjen e tanishme të opozitës, sepse në demokraci opozita e fortë prodhon zhvillim, ide, progres; kornizon mazhorancën në kufijtë e shtetit të së drejtës.

Demokratët nuk kanë nevojë t’u tregosh ti rrugën, as t’i fyesh teksa etiketon si “kufomë politike” partinë e 100.000 anëtarëve dhe 620.000 shqiptarëve që e votuan!

Sado të plagosur, sado të dëshpëruar, sado të pashpresë të jenë nga disa humbje e udhëheqja e tyre, demokratët e vërtetë, të gjithë demokratët shumë shpejt do ta gjejnë rrugën.

Ata do të ringrihen si Feniksi!

Demokratët e kanë të qartë se, pavarësisht situatës së vështirë, në të cilën ndodhen, kundërshtari i vërtetë je ti dhe sekti yt që keni kapur për gryke Shqipërinë e shqiptarët.

Demokratët e dinë se opozita nuk është “kufomë politike”, siç e quan ti, por është frymë dhe besimi i shoqërisë për të sjellë ndryshimin.

Ti mund të “tallesh” për ca kohë, por mbaje mend, JO PËRGJITHMONË!

Shumë shpejt shqiptarët do të të tregojnë vendin e merituar, afër Esad Pashë Toptanit!

Do apo nuk do ti:

PARTIA DEMOKRATIKE është një ide e pandërprerë për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë.

PARTIA DEMOKRATIKE është ëndrra e qindra- mijëra, miliona shqiptarëve në të kaluarën dhe sot.

PARTIA DEMOKRATIKE ka lindur si forcë kundër diktaturës enveriste dhe do të vazhdojë të jetë edhe sot kundër autokracisë edviniste.

Demokracia është hapësira e saj, Liria është hapi i saj, dhe Drejtësia dhe e Ardhmja është koha e saj.

Në ndjekje të Demokracisë, Lirisë, Drejtësisë dhe të Ardhmes, PARTIA DEMOKRATIKE ekziston, merr frymë, vepron, ëndërron, mendon, ecën, rrëzohet, ngrihet përsëri, vrapon, guxon dhe fiton.

Ndaj ndalo provokimet, kurseji leksionet e demokracisë dhe kthe sytë nga realiteti ulëritës, në të cilin e ke çuar Shqipërinë.

“Lider” Global, një këshillë: Është varfëria, o budalla, pabarazia e thellë, në të cilën e ke çuar shqiptarët e Shqipërinë që do të të hajë kokën!

Partia Demokratike do ta rigjejë shumë shpejt rrugën e saj!

Do të jetë më e bashkuar, më e fortë e më demokratike, për të mirën e Shqipërisë e shqiptarëve dhe për të keqen tënde dhe të sektit që ke prodhuar e drejton!të fundi i Sali Berishës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *