Search
Close this search box.

Yuri Kim kërkoi moskandidimin/A do të hyjë në zgjedhje Tom Doshi? Ja si vendosi KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ditën e sotme regjistrimin e listës shumë emërore të Partisë Social Demokrate, duke i hapur rrugë kështu kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit.

Nga ana tjetër ishte ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim  e cila bëri thirrje që emra si Doshi nuk duhet të jenë në listën e kandidatëve në zgjedhje duke theksuar se “votuesit shqiptarë meritojnë më shumë”.

Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi në “listën e zezë” Doshin, duke i ndaluar hyrjen në SHBA.

KQZ edhe më herët ka deklaruar se kërkesës së Ambasadës amerikane për mos lejimin e Tom Doshit që të marrë pjesë në zgjedhje, do t’i përgjigjet në bazë të legjislacionit shqiptar.

Ndërsa në mbledhjen e sotme KQZ deklaroi se: Asnjë prej kandidatëve për deputetë të PSD nuk ka deklaruar të dhëna që përbëjnë kusht për mosregjistrimin e tyre.

Ndërkohë nga radhët e PD, Ivi Kasa ka thënë se ky është rast i pastër ku dëbimi konsiderohet me burgim dhe sipas tij duhej të merrej në konsideratë kërkesa e SHBA.

Ivi Kaso: Është rast i pastër kur kandidati ka një vendim të barazuar me dëbimin. Shumë vende vendosin dëbimin në vend të burgimit. Konsiderohet i barasvlershëm. Qëndrimet e përfaqësive diplomatike të vendeve që kanë aplikuar këtë lloj mase, duhet të merren në konsideratë nga KQZ. Më tej gjatë mbledhjes kreu i KQZ, Celibashi është shprehur se për të gjitha këto raste që ka indicie të tjera publike, KQZ do të bëjë verifikim të thelluar si dhe do t’i kërkohet Prokurorit të Përgjithshëm që të japë informacione dhe të dhëna shtesë.

Vinkmag ad

Read Previous

(EMRI) Kandidati i PS-së në gjendje të rëndë/Sillet me helikopter në QSUT

Read Next

VIDEO-Tragjedia e Gërdecit/Familjarët e viktimave bëjnë lëvizjen e befasishme ndaj Fatmir Mediut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular