
Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD në Tiranë. Basha u shpreh se kur hyri në sallë pa shpresë dhe të ardhmen e PD-së.
Basha tha se ka ardhur koha të ndajë fjalët nga veprat.
Basha: Me fjalë gjithsecili është më i miri i botës, por janë veprat ato që përcaktojnë se sa të mirë jemi. Fjala e parë është t’i bëjmë vend rinisë. Si mund ta bëjmë? Nëse dikush që ka gjithë jetën në politikë nuk e lëshon karrigen, përkundrazi mbahet me thonj, nëse e mbajnë rreshtin e parë të salduar pas vetes, ata që nuk bien dakord për asnjë gjë, për një gjë bien dakord, mos lëshojnë karriget, bien dakord që mos bëjnë vetingun e politikanëve. Pse? Sepse po u bë vetingu shumë karrige do të zbrazen, ato karrige duhet dhe do të vijnë politikanë të rinj, rinia shqiptare që do t’i dalë për zot vendit.
Sipas tij, pushteti pa masë dhe ka kufij korrupton pak. Më tej Basha tha se vendet më demokrate kanë vendosur kufi duke thënë jo më shumë se 2 mandate. Nëse nuk realizon dot atë që ke premtuar për 2 mandate atëherë ka ardhur koha t’i lësh vendin dikujt tjetër.
