Search
Close this search box.

Zbulohet harta/Kush është politikani shqiptar në skandalin e pasurive të fshehura të liderëve botërore

Skandali i “Pandora Papers” i zbuluar nga një rrjet gazetarësh investigativë ka tronditur liderët botërorë. Mes 336 politikanëve është edhe një nga Shqipëria, sipas linkut të faqes që ka publikuar të dhënat.

Por ende nuk dihet se cili është emri i politikanit shqiptar që ka fshehur pasuritë në offshore duke investuar përmes parajsave fiskale. Në “skanerin” e investigimit janë të dhënat e 27 mijë kompanive, 13 prej të cilave në Shqipëri, shkruan Abc.

Konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativë (ICIJ) dhe një grup prej 150 mediash zbuluan, se 336 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore.

Njerëzit e fuqishëm me pushtet fshehin asete në kompani dhe truste të fshehta ndërkohë që qeveritë e tyre bëjnë pak për të ndaluar qarkullimin global të parave ilegale.

Në listën e politikanëve që janë zbuluar deri tani janë Vladimir Putin, Tony Blair, etj.

Vinkmag ad

Read Previous

E frikshme, çfarë pasurish/Dalin në shesh pasuritë e fshehura të udhëheqësve botërore

Read Next

Rritja e çmimit të energjisë/Berisha kërcënon Edi Ramën: Guxo po ta mbajti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular