Rritja e çmimit të energjisë/Berisha kërcënon Edi Ramën: Guxo po ta mbajti

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për media ka paralajmëruar se po vjen një krizë e madhe energjitike. Ai është shprehur se kjo krizë është tejet shqetësuese dhe se ka nisur në Kinë dhe në Britani e BE dhe ka prekur tregjet botërore.

Por ish-kryeministri Berisha në një postim në rrjetet sociale ka “kërcënuar” Ramën për rritjen e çmimit, duke i thënë “guxo po ta mbajti”.

Sipas Berishës, shkaku themelor i rritjes së çmimeve është vjedhja e narkoqeveritarëve, si dhe klientele e monopoli i saj në çdo fushë.

“Shkaku themelor i rritjes stratosferike te cmimeve qendron:       

1-Vjedhjen, vjedhjen dhe para se gjithash vjedhjen e narkoqeveritareve.        

2-Klientela dhe monopoli saj ne cdo fushe.                              

ps: Nje jave me pare deklaronte eksport energjie, sot flet per krize energjitike dhe rritje cmimi! Guxo po ta mbajti! Sb”, shkruan Berisha.

Vinkmag ad

Read Previous

Zbulohet harta/Kush është politikani shqiptar në skandalin e pasurive të fshehura të liderëve botërore

Read Next

(VIDEO) Tragjedia në Milano/Avioni privat përplaset me ndërtesën, shuhet familja e miliarderit rumun

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular