Zgjedhjet e 6 marsit/ Sali Berisha rikthen për fushatë dy politikanët e njohur (EMRAT)

Jepi Share

Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur që në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, fitues do të dalin kandidatët e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD-së.

Por kush janë disa nga emrat e njohur që ka rikthyer Sali Berisha vetëm për fushatë?

Bie në sy një rikthim aktiv në politik si koordinator qarku i Arben Imamit në qarkun e Shkodrës. Ish-ministri gjatë qeverisjes Berisha do të koordinojë punën mes anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit dhe përfaqësuesve lokalë për kandidatin Bardh Spahia.

Edhe Florion Mima është rikthyer aktiv në politikë, përmes angazhimit në zgjedhje në mbështetje të kandidatit të Komisionit në Durrës, Ardian Muka.

Në Dibër, ish-ministri i Arsimit gjatë qeverisjes së Berishës, Myqerem Tafaj do të jetë pjesë e grupit të punës që do të mbështes kandidatin Premtim Kryemadhi.Ndërkohë që ish-nënkryetari i Parlamentit, Ardian Turku do të mbështesë kandidatin e Komisionit të Rithemelimit në bashkinë e Rrogozhinës, Hekuran Xhani

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Frrok Çupi nuk lë gjë pa thënë për Ilir Metën, zbulon anën e tij të “errët”

Read Next

Dëshmia “bombë” nga SHBA, një ndër anëtarët e parë të Komisionit Nismëtar të PD paralajmëron “uragan” në politikën shqiptare: Ju tregoj dy politikanët që janë në ditët e fundit! Meta pas shkarkimit do përballet me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular