Zhvendoset protesta, qytetarët lënë kryeministrinë, marshojnë drejt…

Jepi Share

Qytetarët e Tiranës janë grumbulluar për të tretën ditë radhazi para kryeministrisë për të protestuar për uljen e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore dhe duke thirrur “Rama ik”.  Ata tashme kanë lënë sheshin përballë kryeministrisë dhe janë shpërndarë në rrugët e Tiranës duke u kërkuar drejtuesve të mjeteve të fikin makinat. Ata janë ndalur në rrugën e Durrësit ku kordoni policor ka bllokuar hyrjen e saj. Ndërkohë edhe disa drejtues të mjeteve u janë bashkuar qytetarëve në protestë.

Ndërkohë që protesta janë zhvilluar në të gjithë vendin përgjatë ditës së enjte, ku qytetarët kanë bllokuar akset kryesore të rrugëve.

Kujtojmë qe ditën e djeshme protesta u tensionua ku mbi 20 qytetarë janë shoqëruar për bllokimin e rrugës dhe për tubim pa leje. Sipas policisë, protestuesit nuk kishin marrë leje për organizimin e protestës, ndërsa për disa minuta ata bllokuan Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Ish-ministri Lleshaj reagon për krizën në vendin e tonë: Të gjithë duhen të përgatiten për të humbur diçka nga ‘portofoli’

Read Next

Dita e tretë e protestës kundër rritje së çmimeve, reagon kryeministri Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular