22 vjeçarja shqiptare udhëton nga Tirana në Gjermani/ Del e infektuar me mutacionin e ri britanik

Një 22 vjeçare shqiptare është infektuar me mutacionin e ri britanik të koronavirusit. Ajo ka udhëtuar nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe është identifikuar nga autoritetet gjermane se është infektuar me mutacionin e ri të koronavirusit.

Ajo ka shfaqur simptoma të lehta të Covid-19 ndërsa më pas është konstatuar se është e infektuar me mutacionin B.1.1.7.

Në fillim 22 vjeçares iu bë tamponi dhe rezultoi me Covid-19, dhe pas sekuencës gjithëpërfshirëse të mostrës laboratorike u evidentua edhe mutacioni britanik, raportojnë mediat gjermane.

Vajza po mbahet në karantinë, ndërsa po gjurmohen kontaktet që mund të ketë pasur me njerëz të tjerë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Kur Lulzim Basha kërkonte ta çonte LSI-në për skrap

Read Next

Solidariteti ndërfetar/Skëndaj: Përmirësojmë dialogun midis grupeve të ndryshme fetare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular