Solidariteti ndërfetar/Skëndaj: Përmirësojmë dialogun midis grupeve të ndryshme fetare

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) zhvilloi një takim online, në kuadër të projektit “Forcimi i bashkëpunimit të shoqërisë civile në rajonin e OSBE: Përparimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut – Zgjerimi i ndikimit, qëndrueshmërisë dhe aftësisë vepruese “, ku dhe KSHH ka marrë përsipër realizimin e nënprojektit “Drejt një dialogu më të madh ndërkulturor, ndërbesimtar dhe ndërfetar në Ballkanin Perëndimor”.

Ky takim online ka bërë bashkë përfaqësues të ambasadave në vendin tonë, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe partnerët e shoqërisë civile në rajon, të cilët shkëmbyen opinione dhe mesazhe sensibilizuese, mbi situatën dhe nivelin e respektimit të lirisë së fesë, dialogut ndërkulturor, ndërbesimtar dhe ndërfetar në vendet e rajonit.

Pjesëmarrëse në këtë webinar ishte edhe Drejtoresha Ekzekutive e KSHH-së, Erida Skëndaj, e cila u shpreh se, ky aktivitet është shumë i rëndësishëm në drejtim të mesazheve që synon të përçojë, në mbështetje të hapave që udhëheqësit fetar dhe shoqëria, me fokus të rinjtë, duhet të ndërmarri për të promovuar më tej paqen, mirëkuptimin dhe tolerancën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për të përmirësuar dialogun midis grupeve të ndryshme fetare dhe për të rritur solidaritetin ndërfetar.

“Ambasadorë mund të jenë të rinj dhe të reja nga Shqipëria, Maqedonia e veriut, Serbia, Kosova, Mali i Zi, dhe Bosnje Hercegovina, të cilët karakterizohen nga vizioni, iniciativa, por edhe nga kapacitetet dhe njohuritë e nevojshme për të sjell më afër shoqëritë tona në vendet e Ballkanit Perëndimor me realitete sa më të ndryshme, por edhe me shume pika takimi dhe sfida te përbashkëta”, theksoi Skëndaj.

Në fund të takimit u transmetua dhe një video sensibilizuese e të rinjve të rajonit, pikërisht për të shprehur tolerancë fetare.

Vinkmag ad

Read Previous

22 vjeçarja shqiptare udhëton nga Tirana në Gjermani/ Del e infektuar me mutacionin e ri britanik

Read Next

Evis Kushi: Këto janë gabimet që iu “djegin” në provimin e Maturës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular