25 prilli/KQZ regjistron koalicionin e PD-së, miratohet edhe projekti për votimin dhe numërimin elektronik

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka regjistruar koalicionin e drejtuar nga Partia Demokratike, i cili do të quhet “PD-Aleanca për Ndryshim” edhe  pse Lëvizja Socialiste për Integrim do të garojë më vete në zgjedhjet e 25 prillit.

“Meqë dokumentacioni i paraqitur është në rregull miratohet” u shpreh kreu i institucionit, Ilirjan Celibashi.

Gjithashtu, u regjistruan edhe koalicioni “Aleanca” që përbëhet nga partitë e Shtjefnit, Selami Jenishehrit, Kujtim Gjuzit dhe Kostaq Papës. Midis regjistrimeve të forcave politike, është miratuar edhe projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik që do të aplikohet në ZAZ nr. 40 në Tiranë, njësia 10.

“Do të japim çdo kontribut që do të jetë i nevojshëm që edhe kjo vendimmarrje që do të pasohet nga të tjerat të ecë në drejtimin e duhur” tha përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Ivi Kaso.

Vinkmag ad

Read Previous

Lihet në burg gjyqtarja Enkelejda Hoxha, përfundojnë në qeli edhe zyrtarët e tjerë të Gjykatës së Krujës

Read Next

Kryemadhi reagon ndaj videos ironizuese të Edi Ramës: Duro, s’ke parë akoma serinë e radhës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular