Kryemadhi reagon ndaj videos ironizuese të Edi Ramës: Duro, s’ke parë akoma serinë e radhës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar me kritika ndaj videos ironizuese të kryeministrit, Edi Rama.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kryemadhi shprehet se një vendim i qeverisë me kosto 400 milionë për taksat e qytetarëve shqiptarë, është miratuar duke pasur sipas saj ministrat e kabinetit të Ramës kundër.

Kryemadhi shkruan gjithashtu se: “Sa për E(rionin) dhe L(efterin), kokën hëngshi se i more vetë në qafë… Prit se s’ke parë akoma serinë e radhës…”Më herët kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video një rrjetin social “Instagram”, ku shkruan: “Ke një rrugë… është një me E që të bën magji… Qenka edhe një L që flet pas kurrizit tënd me këtë me E… Po ky me I ky kush është ky motra(?) ke një me I që vika vërdallë natën në lagje… Ja prit prit… Mos u mërzit…”     View this post on Instagram           


Në këtë video janë bashkuar momente ku kryetarja e LSI-së ka qenë e ftuar në emisionin “Opinion”, por ndërkohë, shihet se në një letër është vendosur një filxhan kafe, kuptimi i së cilës është edhe shkrimi i bashkangjitur nga kryeministri Edi Rama.

Koment i cili ka sjellë edhe reagimin nga Monika Kryemadhi, teksa thotë: “Ato letra në tokë do të hedhin përtokë.”

Reagim i plotë  kryetares së LSI-së , Monika Kryemadhi:

Duro Edi, duro…. se ato letrat në tokë do të hedhin përtokë.

Ke miratuar një vendim qeverie me kosto 400 milionë euro për taksat e shqiptarëve, duke pasur edhe ministrat tuaj kundër.

Sa për E(rionin) dhe L(efterin), kokën hëngshi se i more vetë në qafë…

Prit se s’ke parë akoma serinë e radhës…

Vinkmag ad

Read Previous

25 prilli/KQZ regjistron koalicionin e PD-së, miratohet edhe projekti për votimin dhe numërimin elektronik

Read Next

Pse Najada?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular