32 vjeçari grek pranon krimin në polici: Ja pse e vrava gruan time, donte të…

Burri i cili mbyti gruan e tij në sy të foshnjës është arrestuar nga policia greke pasi ka pranuar edhe krimin makabër ndaj 20 vjeçares britanike Caroline.

Piloti 32 vjeçar, ka treguar vrasjen e tmerrshme pas më shumë se tetë orësh pyetje në polici se si dhe pse kishte vrarë gruan e tij, shkruan Protothema.

Charalambos Anagnostopoulos ka pretenduar se gruaja e tij do të divorcohej prej dhe se do të merrte edhe fëmijën me vete.

E gjithë ngjarja ka shokuar opinionin publik grek, veçanërisht ditën e sotme kur policia arriti të zbulojë se 32-vjeçari është vrasësi i 20 vjeçares britanike, Caroline.

Policia kishte ngritur dyshimet më parë ndaj bashkëshortit të Carolinës, ndërsa pritej që në pranga të vendoseshin edhe shtetas shqiptarë si të dyshuar të vrasjes makabre të 20 vjeçares në sy të fëmijës së saj.

Por hetuesit grekë, përmes analizave me ndihmën e teknologjisë të të dhënave të aparateve celularë të çiftit dhe ora biometrike e viktimës, arritën në përfundimin se ishte piloti grek ai që kishte vrarë gruan e tij, raporton media Prothema.

Vinkmag ad

Read Previous

Si u fut në kurth burri vrasës/Po planifikonte arratisjen drejt Turqisë, ja deklaratat e tij kontradiktore në polici

Read Next

Rama citon fjalët e atdhetarit shqiptar të cilin e majta e kishte shpallur armik të Shqipërisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular