Rama citon fjalët e atdhetarit shqiptar të cilin e majta e kishte shpallur armik të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama nuk ka munguar as këtë mbrëmje të citojë thënie të fashme të personaliteteve të ndryshme historike, njerëzve të letrave shqiptare dhe atyre botërore. Këtë mbrëmje ai ka përzgjedhur fjalët e eruditit, diplomatit, shkrimtarit dhe atdhetarit Mit’hat Frashërit (nipi i poetit kombëtar, Naim Frashëri). Fjalët e Mit’hat Frashërit Edi Rama i publikuar në rrjetin e social në Facebook: ‘nuk mund të punojmë për vendin tonë po nuk patëm dashuri për çdo cep të Shqipërisë.’

Megjithatë, duhet përmendur fakti se figura e Mit’hat Frashërit është kontestuar nga e majta shqiptare, si ajo komuniste dhe ajo pas viteve ’90 duke e shpallur armik të vendit me akuzën se kishte bashkëpunuar me pushuesit gjatë Luftës së Dytë Botërore duke qenë se i përkiste edhe kampit të Ballit Kombëtar.

Anatemimet ndaj figurës së tij nuk u shuan as pas viteve ’90, madje as ditën kur eshtrat e tij u rikthyen për të pushuar në Shqipëri. Për këtë arsye, kryeministrit Rama iu desh të kërkonte ndjesë në nëntorin e vitit 2018.

“U përgjigjem sot gjithë atyre që i ka sekëlldisur ky rikthim. Mid’hat Frashëri  i dha Shqiëprisë gjithçka kishe dhe mundi, ëndërroi dhe punoi pa u lodhur per kete vend, patjetër edhe gaboi, por në tërë sa bëri edhe në gabim as bëri vet e as nxiti me gojë dhe penë një krim, kështu që kush e sheh arkëmortin e tij si provokim të një historie që e shkuajtën fitimtarët, bën mirë të ulë kokën dhe të kujtohet se sa krime ndryshe nga ai, bënë ata qe e shkruan dhe na e mesuan me pahirin e gjysme te vertetes historine e gjysmës tjetër te Lumo Skendos. Kush gabimisht e sheh këtë arkëmort dhe praninë time këtu si kryeministër ne drite, jo ne hije si zoti Mid’hat, si revansh simbolik ndaj fitimtarëve ndërkohë që përcjellim në banesën e fundit një figurë shumëdimensionale, po ishte edhe udhëheqës i Ballit Kombëtar, ben mire të ulë kokën dhe të kujtohet se cfarë faji te pashlyeshem ndaj atdheut bënë shumë ndjekës të asaj organizate që u rreshtuan në krah të armiqve, por edhe kundër vetë Mid’hat Frashërit, i cili Komitetit Shqipëria e Lirë i shkruante: nuk mund të kemi në mesin tonë njerëz që kanë lyer duart me gjak duke bashkëpunuar me pushtuesit. Ky akt i kësaj qeverie gabimisht të supozuar nga përçarësit si shprehje e një pale të vjetër kundër një tjetër pale të vjetër mbase vlen për reflektim, mjaft kemi arsyetuar dhe gjykuar në mungesë. Janë eshtrat e një burri të gjykuar dhe dënuar në mungesë, nga gjyqi i pafundmë rraskapitës i historisë së shkruar nga fitimtarët për të poshtëruar të mundurit, kemi trilluar dhe shpifur pa arsyetuar dhe gjykuar, mjaft me përdorimin dhe shpërdorimin e atyre që nuk janë më duke u vënë në gojë ç’nuk kurrë s’kanë thënë e mbase as e kanë menduar për ti lëshuar pastaj si flakadanë përçarjes”- tha Rama atë kohë ndërsa sonte i është rikthyer si pikë referimi për të dashur Shqipërinë.

Vinkmag ad

Read Previous

32 vjeçari grek pranon krimin në polici: Ja pse e vrava gruan time, donte të…

Read Next

Vrau gruan dhe sajoi grabitjen/Tronditen grekët dhe shpërthejnë në sharje ndaj pilotit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular