
Kryedemokrati Basha i është përgjigjur akuzave të sotme të ish-kryeministrit Berisha që lëshoi nga Foltorja e Kurbinit. Përmes një postimi në Twitter ku ka bllokuar edhe komentet e ndjekësve, Basha shkruan se Berisha është bërë qesharak në gjithçka që thotë dhe në çdo gjë që bën. Ndërsa shton se PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës.
Basha i përgjigjet Berishës: Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale. PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës.
1/2 Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 26, 2021
