Basha, Rama, Kryemadhi apo Berisha? Mentor Kikia tregon se kush do t’i fitojë zgjedhjet e 6 marsit

Jepi Share

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit tronditin ekuilibrat e deritanishëm dhe testojnë më shumë sesa maxhorancën, opozitën.

Analisti Mentor Kikia tha se përçarja e thellë në gjirin e opozitës do t’i japë maxhorancës edhe ato bashki që i mungojnë.

“Kur zihen dy palë fiton i treti. D.m.th. fiton PS. Beteja është më e ashpër mes vetë opozitës. Kemi dy PD që kanë 5 muaj që luftojnë ku kishte më shumë njerëz, në stadium apo në Pallatin e Kongreseve. Kemi një LSI që u fut në marrëveshje parazgjedhore me PD dhe doli e zhgënjyer, që përtej aleancave në dukje kishte pasur një luftë të nëndheshme. Pra do të kemi prishje të ekuilibrave të mëhershëm”, tha Kikia për MCN Tv.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Befason ish-deputeti i njohur i PD-së: Ekziston mundësia që Basha mos marrë pjesë në këto zgjedhje

Read Next

Aldo Bumçi: Eurodeputetët i kanë dërguar një letër Bashës, ja për çfarë bëhet fjalë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular