
Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi nga Vau i Dejës se Edi Rama arriti ta marrë peng me afera korruptive Lulzim Bashën.
“Edi Rama arriti ta marrë peng me afera korruptive Lulzim Bashën. 800 mijë metra katror në Portin e Durrësit. Afera e shekullit, ja dhanë gjoja një arabi i cili në një aspekt është biznesmen i madh shumë, por në aspektin tjetër, po kaq i madh si mashtrues. Ai ka marrë buzën e Savës në Beograd, për të investuar 4 miliardë euro, por deri tani pas 10 vitesh ka investuar 24 mln euro. Portin e Durrësit e ka marrë Edi Rama dhe Lulzim Brava. E rezulton se përfaqësues i Emar në Shqipëri, është menaxheri i kompanisë së i Lulzim Bravës”, tha Berisha.
