
Mimoza Hajdarmataj, mbështetësja e ish-kryeministrit Sali Berisha theksoi se Lulzim Basha po mban peng selinë blu dhe vulën e Partisë Demokratike. Ndërsa me primaret që u zhvilluan dhe statutin e ri, do marrin fund emërimet, qokat dhe portofolet tha ajo.
“Dallimi i madh është se kush e mirëpret atë që i vjen për ta pasur nesër në një pushtet vendor. Besoj se me primaret, me statutin e ri do mbarojë historia e emërimeve, qokave, portofoleve. kandiatët e ‘Shtepisë së Lirisë’ janë njerëzit më dinjitozë që dalin ballëhapur përpara të gjithëve.”-tha Hajdarmataj.
Ajo theksoi se ka shumë dallime mes Bashës e Berishës sa i takon mbështetjes qytetare. Hajdarmataj deklaroi se Basha bën takime të fshehta ndërsa e quajti këtë të fundit ish-kryetar.
“Në të 6-ta bashkitë ka një dallim të madh ndjekje që i bëhet Berishës me ato takimet e fshehura të ish-kryetarit. Të dali t’i mbrojë kandidatët e tij në 6 zonat. Nëse s’ka filluar fushata, atëherë s’ka moral për të filluar fushata.”-deklaroi Hajdarmataj në Report Tv.
