Përplasi 30-vjeçaren shtatzënë dhe i këputi këmbën/ Ky është djali i Erzen Breçanit që shkaktoi aksidentin sot në Tiranë

Jepi Share

19-vjeçari, Jehon Breçani, i cili aksidentoi një 30 vjeçare shtatzënë duke i këputur njërën nga këmbët, është djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës Erzen Breçani. Djali Breçanit ka humbur drejtimin e makinës dhe ka përplasur një këmbësore 30-vjeçare shtatzënë, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa i është këputur njëra këmbë gjatë aksidentit.

Ajo i është nënshtruar një operacioni në spitalin e Traumës. Ndërkaq, sipas policisë, 19 vjeçari Breçani që drejtonte makinën tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore. 19-vjeçari ka rezultuar me 0.00 në testin e alkoolit.

Autori i aksidentit, Jehon Breçani, djali i Erzen Breçanit

Pas përplasjes nga makina, është rrëzuar edhe pema. Aksidenti ndodhi në rrugën “Xhanfize Keko”,

“Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore”, thotë policia.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Për të gjithë ata që duan të ndryshojnë emrin “Nënë” dhe për të gjithë ne që e dashurojmë!

Read Next

Tiranë/ 22 vjeçari me probleme të shëndetit mendor plagos me thikë në mes të rrugës një 18 vjeçar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular