19-vjeçari, Jehon Breçani, i cili aksidentoi një 30 vjeçare shtatzënë duke i këputur njërën nga këmbët, është djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës Erzen Breçani. Djali Breçanit ka humbur drejtimin e makinës dhe ka përplasur një këmbësore 30-vjeçare shtatzënë, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa i është këputur njëra këmbë gjatë aksidentit.
Ajo i është nënshtruar një operacioni në spitalin e Traumës. Ndërkaq, sipas policisë, 19 vjeçari Breçani që drejtonte makinën tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore. 19-vjeçari ka rezultuar me 0.00 në testin e alkoolit.
Pas përplasjes nga makina, është rrëzuar edhe pema. Aksidenti ndodhi në rrugën “Xhanfize Keko”,
“Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore”, thotë policia.