Vrasja e policit në Lezhë/Erion Braçe: Tani do t’i shpallim luftë trafikantëve të drogës

Jepi Share

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar mbi vrasjen e oficerit të policisë në Lezhë Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama gjatë një kontrolli për parcela me kanabis në zonën e Lezhës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thekson se tregu i krimit këtu konkurron me punën e ndershme dhe të ligjshme. Sipas tij, për këtë arsye, duhet nisur lufta ndaj tregut të krimit dhe trafikantëve.

Postimi i plotë:

KUR KY VEND HUMB NJE VAJZE/GRUA;

KUR KY VEND HUMB NJE SHERBYES SHTETI/OFICER POLICIE;

KUR KY VEND HUMB NJE PUNETOR, BURRE APO GRUA QOFTE;

KY VEND KA DITEN E TIJ ME TE TRISHTE!

Saimir Hoxha ishte nje sherbyes i shtetit;

Nje oficer i policise se shtetit ne detyre kunder krimit, kultivimit dhe tregetise se droges.

U vra sot ne krye te detyres!

Vrasesi u kap;

Ushtar i nje modeli qe meriton luften tone, si shoqeri, jo thjesht si polici.

Eshte modeli i parave te shpejta, te ardhura nga droga, kultivimi dhe tregetia e saj tek te rinj qe shkaterrohen prej saj.

Tregu i krimit ketu ne fusha, ne Londer, Roterdam, Madrid ne shtepite e barit, eshte ai qe konkuron punen e ligjshme e te ndershme, te ardhurat qe burojne prej saj.

Kur flas per rrogat e punes se ligjshme e te ndershme, dua qe te fitojme betejen mbi tregun e krimit;

Kur flas per beteje te shoqerise kunder kultivimit dhe tregetise se droges, dua te bejme e fitojme betejen pa meshire kunder tyre, si qytetare, prinder, mesues, te rinj, police, prokurore, gjykates;

Kunder ekonomise se tyre kriminale, kunder parave te tyre!

Duhet ta bejme, tani!

Nuk mund ta pranojme si normalitet, “deme” te pranueshme ne nje lufte!

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

VIDEO/Dalin pamjet, ky është momenti kur policia rrethon Aldi Ramën

Read Next

Vrasja e efektivit në Lezhë/ Artan Hoxha tregon si u plagos autori 21 vjeçar: Ai rrëshqiti në një kanal dhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular