Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë të ditës së sotme ku mbeti i vrarë nënkomisari Saimir Hoxha, nga 21 vjeçari Aldi Rama. Për 21 vjeçarin u raportua se plagosi veten dhe më pas u neutralizua nga policia, por sipas gazetarit Artan Hoxha ekziston mundësia që Rama të ketë qëlluar aksidentalisht mbi veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.
Gazetari Hoxha shpjegon se në vendin e ngjarjes pranë trupit të 21-vjeçari janë gjetur gjurmë rrëshqitje, çka do të thotë se Aldi Rama në tentativë për tu larguar ka rrëshqitur dhe për pasojë ka marrë një plumb në zonën e ballit. Ndërsa tani ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.
“Policia ka bërë mbylljen e zonës dhe Aldo Ramës. Njëri e ka pa parë dhe e ka identifikua, një Snajperi sipër banesës e ka parë. Kanë qenë dy njësi të RENEA-s në zonë me 4 grupe. Dhe kur është parë aty autori që ka tentuar të fshihej, RENEA ka pastruar disa objekte që të mos futej aty dhe të rezistojë. Janë granata të RENEA-s që ka efekte hutues por nuk të dëmton. RENEA i hodhi në disa ambiente për ta nxjerrë. Kur snajper e dalloi ai ka tentuar të kalojë kanalin. Autori ka qëlluar një herë me pistoletë TT, në ajër. Në të shtënën e dytë ka rrëshqitur dhe ka ngelur në kanal. Shenjat e rrëshqitjes kanë qenë, i ka parë policia shenjat. Ka marrë një plumb ne cepin e ballit. Në bazë të të dhënave paraprake, aty ku e ka marrë plumbin në pjesën e ballit. Nuk është zonë kur personat bëjnë vetëvrasje. Vetëvrasjet bëhen ose poshtë mjekrës ose anash. Ideja është që të godasësh të vdesësh direkt jo të vuash. Por vendi i të shtënës tek ai, e ka në një pozicion tjetër, pra një rast jo i zakonshëm i vetëvrasjes. Nuk e kanë ditur se ka ngelur në kanal. Mund të ketë qëndruar edhe mbi 30 minuta i plagosur. E kanë gjetur të plagosur pa ndjenja.” tha Hoxha për Abc News.