Search
Close this search box.

A është në listën e zezë edhe Ilir Meta? Escobar bën lëvizjen e fortë në vizitën e tij në Tiranë

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i shtetit Gabriel Escobar është takuar sot me drejtuesit më të lartë të politikës dhe shtetit shqiptar. Ai e nisi vizitën me kryedemokratin Basha, më pas takoi ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe kryeministrin Edi Rama. Në takimin me kryeministrin Rama Escobar ka vendosur theksin në përshkallëzimin e luftës ndaj korrupsionit në Shqipëri deri në nivelet më të larta.

Megjithatë, ajo që u vu re në takimet e Escobarit lidhet me shmangien e presidentit Ilir Meta. Ndryshe nga sa veproi në Maqedoninë e Veriut, ku Escobar u takua me presidentin Stevo Pendarovski, në Shqipëri ai preferoi mos të përfshinte në agjendë presidentin Ilir Meta. Ky veprim ka bërë që SHBA mesa duket të japë një mesazh të fortë ndaj presidentit Ilir Meta. A mos ndoshta është edhe Ilir Meta në listën e SHBA-ve në goditjen ndaj korrupsionit pas shpalljes ‘nongrata’ të ish-kryeministrit Berisha, të cilin SHBA e akuzon se ka pasuruar veten dhe aleatët e tij, dhe një nga aleatët në qeverisje ka qenë edhe Ilir Meta, i cili u kap në flagrancë në aferën e 700 mijë dollarëve.

Vinkmag ad

Read Previous

Nuk ndalet goditja e SHBA-ve/Uashingtoni nxjerr emrat e zhytur në korrupsion: Ja lista e zezë

Read Next

VIDEO/Berishës i hyn ‘frika në palcë’: Ja me çfarë më kanë kërcënuar amerikanët, Escobarit do t’i thosha që të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular