Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj vizitës së të dërguarit të Shteteve të Bashkuara në rajonin e Ballkanit Gabriel Escobar për të luftuar korrupsionin. Sipas Berishës, foltorja dhe Kuvendi do të jenë një tubim i lirë dhe se për të nuk ka asnjë fakt që e shpallën nongrata. Ndërkaq ai ka treguar se edhe është kërcënuar se faktet do t’ia dërgojnë në Thesarin e Shtetit Amerikan për t’i konfiskuar pasurinë.
“Së pari më duhet të them pas tubimit të 11 dhjetorit 1990, ‘Foltorja’ dhe Kuvendi, produkti i saj është tubimi më i lirë në historinë e këtij vendi, por mundet dhe në historinë politike të Europës. Është i pari i këtij lloji që pavarësisht nga çdo presion që thirret nga delegatët se ndjehen njerëz të lirë dhe duhet të mbështesin kauzën e lirisë dhe të drejtë”, tha Berisha gjatë një interviste televizive.
Sali Berisha e ka bërë të qartë qëllimin e tij: Shpallja e tij non-grata ka qenë rezultat i lobimit korruptiv i Ramës dhe Soros.
“Është deklaratë e DASH që thotë nga NGO e sponsorizuar nga Soros dhe Delina Fico, janë paçavuret e Bolinos dhe Blushit dhe raportet sekrete të Ramës. I ka dhënë zëdhënësi i DASH-it. Kam bërë vetëm një veprim i drejtuar Parisit për shpifje, nuk kam bërë asnjë veprim tjetër, asnjë lobim. Kam informuar sa kam pasur rëndësi të gjitha instancat e rëndësishme të botës së lirë. Nuk pranoj asnjë lloj lobimi, jam kërcënuar se do t’i dërgojnë të gjitha në Thesar. Përgjigja ime ka qenë e prerë, bëni ç’të doni. Gjithçka është bazuar në shpifje e trillime dhe unë do përballem në Gjykatë. Përballja për nongratën është në Gjykatë. Nuk tërhiqem për asnjë rrethanë dhe asnjë rast. Ai duhej të largohej të paktën 8 herë. Do t’i sugjeroja zotit Eskobar; vendimet nga kukullat nuk i pranojnë. Kukullat nuk i pranojnë shqiptarët”, përfundoi ish-kryeministri.
