Aksident i trefishtë në rrugën e “Kombit” ka ndodhur para pak minutash. Sipas raportimeve të fundit, rezulton se janë plagosur dy vajza. Në aksident janë përfshirë dy autovetura me një furgon në segmentin Milot – Rrubik.
Si pasojë e aksidentit shoferja dhe pasagjerja e njërës prej autoveturave kanë mbetur të plagosura.
Ato janë dërguar ne spitalin e Rrëshenit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Furgoni dhe njëra autoveturë janë përplasur ‘kokë më kokë’ me njëra tjetrën, ndërsa në aksident është përfshirë edhe një tjetër autoveturë. Ndërkaq policia bashkë me grupin hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
