Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan për Shtetit, Matthew Palmer ka theksuar se zgjedhjet e 25 prillit duhet të zhvillohen sipas standardeve demokratike dhe duhet të sigurohet që të kihet besim për rezultatin.
Duke iu referuar bisedës së sotme me Ramën, Metën dhe Bashën, ai ka kërkuar që reforma në drejtësi duhet të vazhdojë dhe se SHBA do të jetë një partner i fortë i Shqipërisë në këtë drejtim.
“Pata bisedime të mira me Presidentin e Kryeministrin. Vlerësoj përpjekjet që janë bërë në Reformën në Drejtësi. Zgjedhjet të jenë sipas standardeve demokratike. Kam biseduar edhe me kreun e PD, Lulzim Basha. Të sigurohet që shqiptarët të kenë besim për rezultatin. SHBA e përkushtuar të jetë partner i fortë për Shqipërinë. Jemi të përkushtuar për të ardhme euroatlantike të Shqipërisë.’’- tha Palmer gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët e Alumni të programeve të SHBA.
