Berisha: 8 janari vetëm fillimi, nuk do të ndalemi deri në fitoren tonë

Në takimin me demokratët në Shkodër, Sali Berisha tha se revolucioni që ka nisur është i pandalshëm dhe paqësor.

Ai i ftoi demokratët të ngrihen në këtë revolucion duke theksuar se protestat nuk do të ndalen der në fitore.

Sipas Berishës, demokratët më 8 Janar nuk kërkonin asgjë tjetër veçse që të nxirrnin banditët që i kanë pushtuar shtëpinë.

“Ky është një revolucion paqësor, por është revolucion i pandalshëm. Thirrja ime për partnerët ndërkombëtarëve është se ky është një revolucion paqësor dhe i pandalshëm. Demokratët më 8 Janar nuk kërkonin asgjë tjetër, por atë që do bënte çdo polici e një vendi të lirë, të nxirrnin nga shtëpia e tyre banditët që i ishin pushtuan shtëpinë. Cili është ai qytetar që sheh shtëpinë të mbushur me banditë dhe nuk lufton për nxjerrjen e tyre nga shtëpia. 8 Janari është vetëm fillimi, ju jap fjalën unë ju, protestat tona nuk ndalen deri në fitoren tonë. Ata të cilët mbështesin Edi Ramën dhe Bashën për të marrë peng pluralizimin do të dështojnë. E ardhmja është e jona, e burrave dhe grave që luftojnë për dinjitet njerëzor dhe kombëtar”, tha Berisha.

Vinkmag ad

Read Previous

Plasin arrestimet në Tiranë, policia zbardh detajet

Read Next

Arrestohen tre persona në Lezhë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular