Akuzat e Bashës për 21 Janarin/Berisha: Ja ku isha atë ditë ndërsa Basha…

Ish-kryeministri Sali Berisha u është përgjigjur akuzave të ngritura ndaj tij nga kreu i PD Lulzim Basha lidhur me rolin e tij në ngjarjet e 21 Janarit.

Berisha theksoi se atë ditë ka qenë në zyrën e tij, ndërkohë që Basha nuk dihet se ku ka qenë.

Pjesë nga biseda në studio në Opinion: 

Fevziu: Di ndonjë gjë për zoti Basha për 21 Janarin që ne nuk e dimë?

Berisha: Basha është bërë bashkë me zotin Rama për 21 Janarin. Meqë jemi këtu do them. Ka një përcaktim të kryetares së OSBE-së në atë kohë që ajo ishte axhendë pushteti, është zyrtare.

Ka një fakt tjetër. Sali Berisha ka qenë jashtë zyre duke drekuar me ambasadoren e Republikës Federale Gjermane dhe është kthyer në zyrën e tij dhe nuk ka lëviz nga zyra asnjë moment. Ka një fakt tjetër që zyra e tij është qëlluar me plumba dhe ai ka qëndruar në zyrë. Se ku ka qëndruar Lulzim Basha nuk e di.

Fevziu: Ka qenë Ministër i Brendshëm…

Berisha: Është bërë skllav dhe peng i Edi Ramës dhe tregon narrativën e tij.

Fevziu: Ka ndonjë gjë që ne nuk e dimë dhe zoti Basha mund të na e thotë lidhur me 21 Janarin?

Berisha: Çfarë kam dit unë e kam thënë

Vinkmag ad

Read Previous

Organizohet simpoziumi shkencor “Mehmet Akif Ersoj dhe vepra e tij”

Read Next

Çfarë pritet të ndodhë nga 1 janari/Edi Rama paralajmëron ndryshimin e madh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular